Vdes një punëtor në Prishtinë, u rrëzua në vendin e punës

Një punëtor në Veternik të Prishtinës ka vdekur pasi është rrëzuar nga vendi i punës.

Policia thekson se viktima është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”, thekson policia.