Kush janë kandidatët për deputetë që po kërkojnë rinumërim të votave

Disa kandidatë për deputetë po kërkojnë rinumërim të votave.

Sipas Jetlir Zyberajt nga AKR, dokumentet e paraqitura për keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve nuk janë marrë paraqysh nga PZAP. Zyberaj, që ishte kandidat për deputet në Listën e LDK-së, thotë se ka edhe dëshmi që votat e tij dhe anëtarëve të tjerë, janë vjedhur e manipuluar.

Megjithatë, PZAP, duket se asnjë nga këto dëshmi nuk i morri parasysh. Ato u konsideruan si të pa baza.

Po ashtu të papranueshme u cilësuan edhe ankesat e kandidates së LDK-së, për deputete Lirie Kajtazi. E njëjta, të hënën i është drejtuar Gjykatës Supreme.

PZAP e ka cilësuar të pranueshme ankesën e kandidates për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj. Gjergjaj ka kërkuar rinumërim të votave me kusht dhe atyre nga diaspora .

PZAP-ja e ka pranuar ankesën dhe ka urdhëruar të rinumërohen votat vetëm për kandidatët e AAK-së. Megjithatë ankesat e meliza Haradinajt, nuk u pranuan nga PZAP. Kërkesa e saj për rinumërim të disa votave në komunën e Dragashit, u refuzua.

Por, një ankesë tjetër u konsiderua si e bazuar. Bëhet fjalë për kandidaten tjetër Albena Reshitaj, nga AAK. Kjo e fundit ka kërkuar rinumërim të votave të saj në vendvotimin 2404A/01R në Suharekë

E ankesa për vjedhje votash ka pasur edhe nga kandidatët e Lëvizjës Vetëvendosje, që doli si partia fituese. Arbëreshë Kryeziu Hyseni, pretendoi se që votat e saj që në total janë i janë përshkruar kandidatit tjetër të VV-së, Arbër Rexhaj.

Ankesa për parregullsi patën edhe kandidati për deputet Petrit Hajdari nga Pdk si dhe Faton Bislimi nga LDK.