Ballkani mposht Trepçën 89′ dhe bëhet lider i Superligës

Ballkani ka arkëtuar tre pikë ndaj Trepçës 89 në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

Në këtë ndeshje, është i pranishëm edhe selektori i Kosovës, Bernard Challandes, i cili po vëzhgon ndeshjen nga tribunat.

Skuadrat nisën takimin mirë, me disa raste. Por ishte Mirlind Daku i cili shënoi për Ballkanin në min (38’) duke i bërë me dije Challandes se e meriton thirrjen në Kombëtare.

Daku shënoi për të zhbllokuar rezultatin në min (38’). Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Ballkanit.

Rezutlati i pjesës së parë, Trepça 89 0-1 Ballkani.

Në pjesën e dytë, Ballkani ishte nën kontroll të ndeshjes dhe nuk lejoi për befasira.

Arbër Hoxha shënoi në min (69′) për të dyfishuar epërsinë e skuadrës nga Suhareka.

Rezultati përfundimtar, Trepça 89 0-2 Ballkani.

Tani Ballkani është lider i Superligës me pikë të barabarta me Dritën, gjithsej 55, por që suharekasit kanë gol dallim tejet më të mirë