Revoltohet qytetari në Shirokë

Patrulla policore ka ndaluar një automjet dhe gjatë shqiptimit te një tikete për mos vendosjen të maskës i dyshuari është revoltuar, i ka ofenduar zyrtarët policor dhe pa leje të tyre është larguar me automjet. Policia ka arritur sërish që ta ndal të dyshuarin dhe të njëjtin e ka shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.