Tryezë e organizuar nga USAID TEAM për planifikimet buxhetore në Komunë

Tryezë e organizuar nga USAID TEAM për planifikimet buxhetore në Komunë

Drejtorët e drejtorive komunale, sot kanë mbajtur tryezën e organizuar nga USAID TEAM me përfaqësuesin e kësaj organizate z.Drilon Shala, i cili në bashkëbisedim me drejtorët dhe të tjerë përfaqësues komunal, ka shpalosur projekt-formularin lidhur me këshillimet financiare duke u bazuar në planifikimet buxhetore që përmbanë të dhëna mbi projektet kapitale dhe jo vetëm.
Gjatë diskutimit të përbashkët, u shkëmbyen ide dhe përvoja nga përfaqësuesit e drejtorive komunale, që në fund të nxirret një konkluzion për planifikimet sa më të mira dhe më të detajizuara, duke i pasur parasysh gjithnjë udhëzimet administrative të parapara me ligjet në fuqi.
Në fund u morën edhe shembuj praktik dhe u tha se renditja të bëhet sipas listës së prioriteteve të projekteve përkatëse.