Digiqole ad

Formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Prishtina

 Formacionet zyrtare të ndeshjes Ballkani – Prishtina

Ballkani do të ndeshet me Prishtinën në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani e pret Prishtinën në Suharekë, distanca ndërmjet skuadrës së parë në renditje dhe asaj të tretë është vetëm 4 pikë.

Dy skuadrat në këtë edicion kanë nga një fitore në fushën e saj, Ballkani 2:1 ndërsa Prishtina 1:0.

Prishtina do udhëtojë në Suharekë duke shpresuar të mbajë hapin me Dritën dhe Ballkanin. Në anën tjetër, Ballkani nuk dëshiron të gabojë dhe njëherazi të luftojë për titull me Dritën.

Prishtina mban pozitën e tretë me 51 pikë, ndërsa Ballkani qëndron në pozitën e dytë me 55 pikë, tre pikë më pak se Drita që është lidere.

Skuadrës për këtë ndeshje i rikthehen edhe dy mungesat e theksuara ndaj Gjilanit, mesfushori Qendrim Zyba dhe sulmuesi Alban Shillova.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Ballkani: Ljuljanovic, Thaqi, Potoku, Hoxha, Gripshi, Korenica, Sinani, Daku, Kuc, Jashanica, Zeka.

Prishitna: Nika, Besnik Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, Krasniqi, Abazi, Kryeziu.

Digiqole ad

Të ngjashme