Vdes një punëtor në Prishtinë, bie nga lartësia e ndërteses ku po punonte

Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti që ishte duke punuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, ku pas rënies fillimisht ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe si pasojë ka vdekur.


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ajo ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, theksoi ajo.