Digiqole ad

Muharremaj kërkon të analizohen masat e reja, të mos mbyllet gastronomia

 Muharremaj kërkon të analizohen masat e reja, të mos mbyllet gastronomia

Kryetri i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj sot ka vizituar bujqit, nga të cilët ka pranuar ankesa rreth masave të reja të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, saktësisht mbylljën e Gastronomisë.

Mujarremaj përmes një postimi në facebook ka kërkuar që këto masa të analizohen mirë në mënyrë që bujqit të mos kenë humbje në produktet e tyre!

“Sot i vizitova bujqit në fshatin Nëpërbisht, të cilët kanë ankesa sepse me masat e fundit të caktuara nga Qeveria e Kosovës, mund të përballen me një krizë të re.

Sallatat e gjelbërta (marollat), fidanet dhe të tjera produkte bujqësore e kanë të vështirë ti plasojnë në treg, e sidomos për gastronominë e cila pritet të mbyllet tërsisht.

Sipas tyre, nëse brenda 15 ditësh nuk shiten këto produkte bujqësore, atëhere këto hudhen dhe iu shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.

Kërkoj nga institucionet përkatëse që të analizohet mirë kjo situatë, ngase mund të kemi situatë të re të krizës ekonomike për bujqit.

Natyrisht e kuptoj situatën e cila ka të bëjë me
shëndetin publik, por kjo nuk e justifikon mbylljen dhe krizen e re ekonomike.

Bali Muharremaj

Digiqole ad

Të ngjashme