Arratiset derisa po dërgohej në Gjykatë, Policia kap sërish të dyshuarin në Suharekë

Dje rreth orës 10:00, derisa një person i dyshuar në Suharekë po shoqërohej nga Policia për në Gjykatë, ka arritur të arratiset, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, të dyshuarit nuk i shkoi gjatë në liri, pasi që zyrtarët policorë e gjetën dhe e arrestuan sërish.

I dyshuari me vendim të gjykatës është dërguar në burgun e Dubravës.