Haradinaj: Vendimi i Albenës pjesë e trafikimit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj duke komentuar pjesëmarrjen dhe votimin e deputetes së AAK-së, Albena Reshitajn në seancën për zgjedhjen e presidentes, Vjosa Osmani, tha se vota e Reshitajt është pjesë e votës së trafikuar.

Haradinaj në një konferencë për media tha se nuk i vjen mirë për këtë ngjarje.

“Ne vendimin e deputetes e shohim si pjesë të trafikimit të votave, dhe nuk na vjen mirë. Veprimi individual ia ka pamundësu Aleancës rolin e vet në krijimin e institucioneve. Ajo votë është pjesë e votës së trafikuar që ka ndodhur me zgjedhjen e presidentit”, theksoi ai.

Albena Reshitaj është e vetmja deputete e AAK-së, e cila ka marr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani.