Kurti në fushatë thoshte se ‘nuk mund të mbushim ministritë me kushërinj’, dje axha i Konjufcës u emërua këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore thoshte se nuk mund t’i mbushim ministritë me kushëri, ndërsa dje xhaxhai i Glauk Konjufcës është emëruar këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Gazeta Metro. 

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti i kishte shpallur luftë nepotizmit.

Gjatë një takimi elektoral, Kurti kishte thënë se Kosova ka nevojë që të përfaqësohet me njerëz të ndershëm dhe të ditur. https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=12839736&v=2.1&guid=1ce8ebdf47a24857839c7d00f614f101bae74759f4b946b3a967fe860facef5d

“Nuk mund të mbushim ambasadat dhe as ministritë me kushërinj, kushërinjtë janë për te shtëpia, familja te shtëpia. Nuk mund të shkojë askush me fisin, fisi është për dasmë. Nuk ka dasma në ministri”, kishte thënë ai.

Mirëpo duket se ky është njëri nga premtimet që Kurti nuk mund ta mbajë dot. Kjo pasi që dje axha i kryetarit të Kuvendit, njëherit edhe nënkryetar i Vetëvendosjes (VV), Glauk Konjufcës, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Rabit Konjufca është emri i axhës së Glauk Konjufcës, ku figuron si këshilltar i Ministrit Armend Mehaj.

Ai gjithashtu kishte garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e VV’së.

Më poshtë keni deklaratën e Kurtit në fushatë zgjedhore. /gazetametro.net