Asambleisti Ndrecaj ju del në mbrojtje mësimdhënësve të Shkolles Besim Ndrecaj-Maçitevë qe zhvilluan mesimin në objektin e Shkollës

Pas raportimeve se mësimdhënësit e shkollës filore Besim Ndrecaj në Maqitevë kanë shpërfillur vendimin e qeverisë, për të mbajtur mësim ONLINE, ka reaguar asambleisti Bashkim Ndrecaj, i cili përmes në postimi në facebook shkruan:

Zhvillimi i mesimit ne objektin e Shkollës Besim Ndrecaj në Maçitevë nuk u bë për të injoruar vendimet e Qeverisë por është bëre për shum arsye si: Maçiteva përballet gati gjdo dite me ndërprerje të energjisë elektrike, rrjet të dobët të internetit si dhe kushtet jo te mira ekonomike te nxënseve për tu paisur me mjete adekuate për zhvillimin e mësimit onlajn. Ju lumtë mësues te Shkolles Besim Ndrecaj Maçitevë.