Ardian Shala: 22 Prilli për Mushtishtin është dhimbja së bashku me krenarinë…

Dr.Ardian Shala, kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, sot ka nderuar dëshmorët e fshatit Mushtisht. shala përmes një postimi në facebook thotë se 2 Prilli për Mushtishtin është dhimbja së bashku me krenarinë,është vet shpresa se ky vend nuk shuhet sepse Mushtishti si dhe tërë Kosova iu kundërvënë armikut në momentet më vendimtare.
Ja postimi i plotë:
“Vitet kalojnë mirëpo lavdia dhe respekti për dëshmorët dhe martirët rritet!

22 Prilli për Mushtishtin është dhimbja së bashku me krenarinë,është vet shpresa se ky vend nuk shuhet sepse Mushtishti si dhe tërë Kosova iu kundërvënë armikut në momentet më vendimtare , me të gjitha forcat duke sakrifikuar shumë çka madje edhe jetën e bijëve më të çmuar për Lirinë e atdheut. Sot nderojmë sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Mushtisht duke u zotuar se do të përpiqemi me të gjitha forcat ta bëjmë atdheun ashtu siq Ata e deshtën !LAVDI e përjetëshme !”