Gjenden dy granata në Prishtinë, intervenon FSK-ja

Dy granata janë gjetur dje rreth orës 17:00 në Hajvali të Prishtinës.


Siç njofton Policia, Njësiti i Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë tërheqjen e kontrolluar të granatave.

:Hajvali, Prishtinë, 24.04.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur ne mjete te dyshuara shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-se ka tërhequr mjete e dyshuara në mënyrë te kontrolluar (dy granata)”, thuhet në njoftim.