Këta janë dy zyrtarët policorë që u arrestuan për fajde sot në Prizren

Katër persona janë arrestuar sot në Prizren, të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë policorë, raporton Gazeta Sinjali. 

Sinjali mëson se policët e arrestuar për fajde sot në Prizren, janë: 

Ihsan Fetahaj, rreshter në stacionin e veriut në Prizren, i cili dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Ihsan Fetahaj

Kujtim Gilani, i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtare”. 

Në prangat e policisë gjatë këtij aksioni përfunduan edhe dy qytetarët: 

N.K., i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Marrja e ryshfetit” dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Të gjithë të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori ka urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve, si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.​

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/