Tregjet financiare amerikane po kalojnë në një epokë të re

Atë që Kryetari i Rezervës Federale Amerikane, Jerome Powell e tha me tone të qeta të mërkurën ndoshta nuk ka tingëlluar si e rëndësishme. Por, në realitetet ishte tejet e rëndësishme.

Banka qendrore e SHBA-së tani pret të rritë normat e interesit në vitin 2023 ndërsa ekonomia post-pandemike lulëzon dhe inflacioni rritet. Kjo është më shpejt sesa tregoi në muajin mars, kur Fed parashikoi që normat do të qëndronin afër zeros për të paktën dy vitet e ardhshme, raporton cnn.

Dhe zyrtarët kanë filluar të diskutojnë se kur duhet të rikthejnë programin e madh të blerjes së aseteve të Fed-it, i cili ka mbledhur 120 miliardë dollarë letra me vlerë në muaj për të mbajtur të ulët koston e huamarrjes.

Ndryshimi u ndje menjëherë në të gjithë tregjet, të cilat kanë qenë të “dehura” nga masa stimuluese e epokës së krizës për më shumë se një vit, transmeton Telegrafi.

Pas njoftimit, Dow ra më shumë se 380 pikë, ose 1.1 për qind dhe S&P 500 dhe Nasdaq Composite të dy ranë përkatësisht 1 për qind dhe 1.2 për qind.

Tregu i bonove gjithashtu përjetoi një rritje, të cilat kapin shifrat prej rreth 0,1 për qind. Rendimentet reale, të cilat i referohen asaj që paguajnë huamarrësit kur faktorizohet inflacioni, shënuan një rritje edhe më të madhe.

Dollari amerikan në tregtimin e fundit ishte në nivelin në të lartë në më shumë se dy muaj kundrejt një shporte të monedhave të tjera kryesore. Në Evropë, indeksi STOXX 600 ra për herë të parë të enjten, ndërsa rendimentet e obligacioneve qeveritare u rritën.

Fed rriti parashikimin e saj të inflacionit në vitin 2021 në 3.4 për qind, një për qind më lartë se vlerësimi i saj i mëparshëm.

Powell e bëri të qartë të mërkurën se Fed ende beson se presionet e çmimeve do të jenë kalimtare – dhe nëse është e gabuar, ajo ka mjetet që duhen për të adresuar problemin.

Por ka shumë pasiguri pasi Fed sheh fillimin e fundit, duke i detyruar investitorët të qëndrojnë në gatishmëri të lartë. Nëse rritja e inflacionit nuk ndryshon, banka qendrore mund të detyrohet të rritë shpejt normat.

“Ne nuk e hedhim poshtë në asnjë mënyrë mundësinë që të mund të funksionojë që [inflacioni] të vazhdojë më gjatë sesa pritej”, tha Powell.