Komuna e Suharekës mbetet ndër komunat që pasqyroj regres në ofrimin e transparencës gjatë vitit 2020.

Për qytetarët e komunës së Suharekës, viti i parë qeverisës nga qeveria lokale e dalur nga zgjedhjet lokale të viti 2017 mbetet një ndër vitet me më pak transparencë. Gjatë vitit 2018, kjo komunë kishte përmbushur vetëm 62.71% të indikatorëve vlerësues duke u renditur në mesin e komunave me transparencë mesatare. Me një progres te theksuar, në vitin 2019 komuna e Suharekës ka arritur të përmbushë 81.25% të indikatorëve vlerësues dhe krahasuar me vitin 2018 kishte një rritje të theksuar prej mbi 18 % të indikatorëve vlerësues. Ky trend i rritjes është stagnuar në vitin e tretë qeverisës përkatësisht në vitin 2020 komuna e Suharekës ka arritur të përmbushë vetëm 72.92% të indikatorëve vlerësues dhe krahasuar me vitin 2019 kemi një regres prej mbi 8% të indikatorëve vlerësues. 

Komuna e Suharekës mbetet ndër komunat që pasqyroj regres në ofrimin e transparencës gjatë vitit 2020.

Nga dyzet e tetë (48) indikatorë vlerësues, gjatë vitit 2020 komuna e Suharekës është vlerësuar me zero (0) pikë në 11 indikatorë. Mungesa e përcjelljes së materialeve për pikat e rendit të ditës, mos publikimi i video incizimeve të mbledhjeve të kuvendit, mos raportimi i kryetarit të komunës në uvendin e komunës, mos përkthimi i gjitha dokumenteve në gjuhët zyrtare, mos mbajtja e dëgjimeve për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) nga kuvendi I komunës përkatësisht nga Komiteti për Politikë dhe Financa, mungesa e qasjes së ueb faqes në gjuhët zyrtare, mos publikimi i listës së pronave të dhëna me qira në ueb faqen e komunës, mos ofrimi i të dhënave në formatin e “Open Data” si dhe mos publikimi i buxhetit të komunës në ueb faqen zyrtare, janë indikatorët që janë vlerësuar me zero (0) pikë gjatë vitit 2020.

Komuna e Suharekës si pjesërisht transparente është vlerësuar në tre (3) nga 48 indikatorët vlerësues. Mos publikimin në ueb faqen e komunës i të dhënave biografike për anëtarë të kuvendit të komunës, mungesa e informative të mjaftueshme për proceset që ndërlidhën me integrimin në BE, mos ofrimi i një mekanizmi shtesë për qytetarët për regjistrimin e kërkesave të qytetarëve dhe mundësin për përcjelljen e statusit të kërkesave të tyre, janë indikatorë që janë vlerësuar me nga një (1) pikë, shkaku i mungesës së informative të plota për këta indikatorë./ Thuhet në TRANSPAROMETRI
KOMUNAL 2020 – Publikuar nga KDI