“Më ka keqtrajtuar”, vajza e raporton babain në polici

Një e mitur e ka denoncuar në polici babain e saj, me pretendimet se ai e ka keqtrajtuar fizikisht dhe e ka kërcënuar, raporton Gazeta Sinjali. 

E mitura është dërguar për tretman mjekësor në spital, ndërkaq babai i saj është arrestuar nga Policia e Kosovës. 

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.