Sot 28 vjet më parë Ibrahim Rugova u zgjodh President

Sot 28 vjet më parë, 24 maj 1992, janë mbajtur zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë. President u zgjodh Ibrahim Rugova.


“Në parlamentin e parë shumpartiak të Republikës së Kosovë janë zgjedhë 130 Deputetë prej 22 partive dhe grupacioneve politike, 96 deputetë janë të LDK-së, 11 të PPK-së dhe 2 kandidatë të pavarur nga zgjedhjet e drejtpërdrejta.

Ndërkaq në ato proporcionale, 12 deputetë të PPK-së, plus 11 të PSDK-së, 7 të PFK-së dhe 7 të PSHDK-së. Mosha mesatare e deputetëve asht 42 vjeç e nëntë muaj. Deputeti më i vjetër është Prof. Anton Çetta 72 vjeç e 4 muaj, ndërsa më i riu Haki Ymeri 24 vjeç e 5 muj. Struktura profesionale: 28 profesorë, 16 inxhinierë, 17 profesorë universitarë dhe 4 Ligjerues universitarë, 9 juristë të diplomuar, 9 gazetarë, 8 ekonomistë të diplomuar, 6 arsimtarë, 7 mjekë, 5 studentë, 4 teknikë, 3 avokatë, 3 absolventë fakulteti, 2 shkrimtarë, 2 historianë, 2 sociologë, 2 publicistë, 2 bujq, 1 regjisor, 1 pedagog, 1 arkeolog, 1 biznismen, 1 punëtor, 1 nëpunës dhe 1 i papunë. Në Parlamentin e Kosovës bien 164 vjet, 7 muaj e 25 ditë burg, mesatarisht për secilin nga 1 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg serb.” (Teksti nga Zëri).