Sa ka Kosova kapacitete për menaxhim klinik të coronavirusit?

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), për menaxhimin klinik të rasteve me coronavirus, ka në dispozicion 125 shtretër, me mundësi të shtimit deri në 300, dhe 162 respiratorë në rast të rritjes së numrit të të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton coronavirusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se janë të përgatitur për menaxhimin klinik të coronavirusit.