Thaçi dhe Veseli mund të arrestohen mbrenda ditës

Hashim Thaçi e Kadri Veseli mund të arrestohen brenda ditës

Situata politike në vendin tonë është rënduar tej mase, pasi që me 24 qershor të këtij viti Zyra e Prokurorit të Specializuar informoi me me 24 prill ia ka paraqitur Dhomave të Specializuara një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh.


E në rast të konfirmimit të aktkauzës, presidenti mund të jap dorëheqje dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për momentin nuk ka konsensus as në Parlament e as ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës e as konsensus ndërqytetarë dhe pritet shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas aprovimit eventual të aktpadisë së prokurorit special nga ana e gjykatësit të lëndës atëherë edhe Kadri Veseli edhe Hashim Thaqi, duhet të japin dorëheqje dhe do të kemi zgjedhje edhe për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe të presidentit të Republikës së Kosovës, tha analisti Ramush Tahiri.

“Për momentin nuk ka konsensus as në Parlament e as ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës e as konsensus ndërqytetarë. Në kushtet e krijuara duket si zgjidhje e pashmangshme mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sepse në parlament duhet me qenë prezent se paku 80 deputetë kur votohet për kandidatët për president, gjë që tash është e pamundur, ashtu sikur duket e pamundur të zgjidhet një president jasht PDK-së”, tha Tahiri.

“Ekziston mundësia reale që policia e EULEX-it, të arrestojë brenda ditës Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe nëntë anëtarët e Shtabit të Përgjthshëm të UÇK-së duke përfshirë edhe Fatmir Limajn në momentin që gjykata e pranon apo e vërteton propozim aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe tash si të akuzuar të dërgohen në Hagë, duke qenë të disponueshëm fizik për procesin e hetimit e të gjykimit”, tha analisti Ramush Tahiri.

Ai shtoi se tash po flitet se për presidente do të propozohet Vlora Çitaku, ndërsa për kryetar të PDK-së Hajredin Kuçi. Ndërkaq për tu realizuar ky synim është i nevojshëm bashkëpunimi PDK e LDK në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme dhe vonesat dhe të panjohurat që sjellë procesi jasht vendimarrjes në kuvend.

“Nevoja për zgjedhje është derivat i mocionit të mosbesimit të 25 marsit, para se gjithash. Zgjedhjet janë po ashtu kërkesë dhe nevojë e përsëritur për aq kohë sa kemi një qeveri ilegale dhe jolegjitime”, tha zëdhënësi i LVV-së.