Kryeministri Hoti flet rreth “dorëheqjes” së ministrit Zemaj

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se janë duke e bërë të pamundurën për ta menaxhuar situatën me COVID-19 bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, dhe stafin shëndetësor.

Kështu deklaroi Hoti pasi u pyet nga gazetarët se a do të japë dorëheqje ministri i Shëndetësisë.

“Po bëjmë të pamundurën për të ta menaxhuar situatën. Jemi në krye të detyrës edhe ministri dhe gjithë stafi shëndetësor”, u shpreh Hoti.