Deputeti Ardian Shala, viziton bibliotekën e qytetit

Vizitë në Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha”

Sot, kryetari i degës Dr. Ardian Shala së bashku me disa anëtarë të kryesisë ka vizituar Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha”. Ai gjatë kësaj vizite u njoftua për së afërmi me kushtet dhe vështërsitë e stafit të kësaj biblioteke në këtë momente të përhapjes së virusit Covid 19.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Shala bisedoi nga afër me disa studentë, të cilëve ju uroj sukses në provimet e tyre. Gjithashtu përmes kësaj vizite, ai pa nga afër kushtet që kjo bibliotekë ofron për lexuesit, si dhe interesimin e studentëve për të shfrytëzuar hapsirat e kësaj biblioteke në këtë kohë pandemie.

Inkurajuese është fakti se si stafi teknik i kësaj biblioteke po kujdeset për ambientin e mbrendshëm dhe të jashtëm të saj.