• 24/07/2021
Digiqole ad

Takohet Shtabi Emergjent pas vendimit për masat e reja të Qeverisë

 Takohet Shtabi Emergjent pas vendimit për masat e reja të Qeverisë

Shtabi Emergjent i Komunës së Suharekës, ka mbajtur sot takim ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e subjekteve politike, për të diskutuar lidhur mbi masat e reja të Qeverisë së vendit. Fillimisht kryetari Muharremaj, ka bërë të ditur se deri më tash Komuna e Suharekës ka pasur 60 raste me COVID-19, prej të cilave 20 raste janë ende aktive 38 janë shëruar dhe 2 të vdekur. Kryetari ka shtuar se fatmirësisht asnjë rast nuk është që ka buruar nga Komuna janë, por janë raste të kontaktit që burimin e kanë pasur diku tjetër. Gjatë takimit u tha se duhet të shtohet kujdesi dhe të respektohen masat sipas vendimit të Qeverisë. Drejtoria e Inspeksionit së bashku me Policinë e Kosovës do të jenë vazhdimisht aktiv dhe në terren për zbatimin e masave. Nga ky takim dolën këto rekomandime: qytetarët duhet të mbajnë maskat, të mbajnë distancën si dhe Komuna do të shtojë numrin e inspektorëve në terren.

Të ngjashme