Këngëtarja e njohur nga Kosova rezulton pozitiv me COVID-19

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një apeli për kujdes në llogarinë e saj në facebook, ndërsa dhe ka treguar disa nga simptomat së cilës i janë shfaqur në ditët paraprake.

”Të dashur miq e familjarë,

Pas kaq muajve te kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.