Suharekë: Asamblesitja e NISMA-s kalon në AAK

Asambleistja komunale në Suharekë njeherit edhe kryetare e gruas në Nismën e Suharekës , Albana Bytyqi ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Aleancës per Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë, Bali Muharremaj në “Facebook” në të cilën ka bashkangjitur edhe një fotografi me asambleisten Albana Bytyqi.

“Albana Bytyqi nga sot aderoi në AAK. Kontributin e saj politik e vlersoj dhe natyrisht angazhimi i saj në të ardhmen nuk do të mungoj.

Ajo si asambleiste tash do ti takoj grupit të AAK-së në Asamblenë Komunale në Suharekë.

I uroj mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen.