Drejtoresha Besa Kuqi, tregonë nga cilat fshatra janë të infektuarit me COVID-19

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se gjatë ditës se të hënën janë konfirmuar edhe 5 persona të shëruar nga coronavirusi në komunën e Suharekës.

Kuqi përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në Suharekë deri tani janë shënuar edhe 44 raste nga COVID-19, teksa tha se janë edhe 4 raste që kanë rezultuar pozitive.

“Sot zyrtarisht janë shënuar edhe 4 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë. Personat e infektuar janë nga fshati Semtisht, Peqan, Neperbisht.

Lajmi i mirë është se tashmë kemi edhe pesë persona të shëruar nga sëmundja Covid 19, gjithsej të shëruar: 44.

Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon!

Mbajtja e maskes mbetet obligative, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!”, ka shkruar Kuqi.

Ndryshe, Komuna e Suharekës deri më tani numëron 69 raste të identifikuara, prej tyre 2 raste kanë përfunduar me vdekje, 44 të shëruar.\suharekaonline.com