Reshtan: Nuk e respekton masën e vet-izolimit, kapet duke punuar në kafiteri

Policia e Kosovës në raportin dërguar mediave bënë të ditur se është inicuar rasti ndaj një të mituri nga fshatin Reshtan Komuna e Suharekës.

Sipas raportit të policisë i mituri mashkull nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar.

“Të premten rreth orës 14:20. Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe” thuhet në raport.

Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. \SuharekaOnline.com