Reshitaj:Daku e mori ne “qafë” Ballkanin, gabimin ta përmirësoj në Gjilan


Kushtrim Reshitaj, moderatori i njohur në Kosovë, ka komentuar ndeshjen Ballkani vs Prishtina. Me theks të veçant Reshitaj ka kritikuar lojtarin Mirlind Daku, për veprimin e gabuar i cili anuloj golin e 3 të Ballkanit, gol i cili do t’i siguronte fitore Ballkanit ndaj Prishtinës.

Postimi i plotë i Kushtrim Reshitaj:

Një gol më pak ose një më shumë nga Daku, nuk e bën atë as më të mirë e as më të dobët. Por një gabim katastrofal si ky i sotmi, e merr n’qafë një skuadër, një investim, një tifozëri e një qytet.

Ai më mirë se çdo tjetër e pa topin që po përfundonte në gol, por nga ego e tij shumë e dobët, e preku topin, cka e zhvleftësoi golin!

Nëse Daku nuk e fiton betejën e vështirë në Gjilan, ai nuk ka cka kërkon më ta bartë fanellën e BALLKANIT!

Po mos t’ishte aq egoist sot, do të ishim në vend t’parë!

Forca BALLKANI, lojtarët shkojnë e vijnë, ne jemi bashkë përjetësisht!