Një foshnje 2 javëshe rezulton pozitiv me koronavirus

Në Klinikën e Neonatologjisë, një foshnje ka dalë pozitivë me Covid-19.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar Xhevdet Gojnovci, drejtori i kësaj Klinike.

Ai tha se foshnja është lindur me datën 5 korrik ndërsa me datën 16 korrik është konfirmuar se foshnja ka koronavirusin.

“Është konfirmuar një foshnje me test Covi2 pozitiv, e lindur me dt 05.07 .20 dhe është pranuar me dt 16 .07 .20”, tha ai.

Gojnovci deklaroi se foshnja momentalisht është në gjendje stabile.

Kujtojmë se kjo është foshnja e dytë e infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë në Kosovë. /Zëri