Urimi interesant i Munishit

Urime diplomimi në shkencat matematikore, vetëm kështu mund t’iu uroj.
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka insistuar se Dritës nuk mund t’ia urojë titullin ndryshe përveç se t’i thotë urime për diplomimin në shkencat matematikore, pasi skuadra gjilanase u shpall kampione falë barazimit të Ballkanit.

Ballkani u ndal me barazim 2:2 nga Gjilani të mërkurën në Stadiumin e Qytetit, në atë që ishte një ndeshje jetike për secilën skuadër për shpresat e tyre për titull.

Pavarësisht se e përmbysi rezultatin brenda tre minutave falë Mirlind Dakut dhe Jetmir Topallit, Ballkani nuk ia doli të mbahej dhe pranoi gol në minutën e 94-të, duke ia dorëzuar titullin Dritës.

Skuadra nga Suhareka ishte befasia e këndshme e këtij sezoni në Superligë me arritjet dhe lojën e saj. Ballkani luftoi për titull deri në javën e parafundit dhe ka mundësi ta mbyllë vitin me një trofe të paktën, pasi është në finale të Kupës së Kosovës, ku e pret Prishtina.

“Nga njeriu i madh mësoni edhe kur ai hesht. Masi po doni mund edhe te flas”, ka shkruar Munishi në llogarinë e vet në Facebook.

“Urime diplomimi ne shkencat matematikore, vetem ne kete menyrë mund të ju uroj titullin. Kampion nuk është ai që fiton gjithqysh. Kampion është ai që nuk dorzohet kurrë”.

“E falenderoj Florim Zuken për mikpritje klubin Sc Gjilani per lojë fer dhe korrekte. Sot bem nje lojë fantastike. Edhe pse jemi rival do ti qmoj gjithmonë vlerat tuaja burrërore dhe kontributin tuaj ne futbollin Kosovar”.
Radio Vala