Arsim Kabashi: Tani ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin

Presidenti i FC Ballkani, iu është drejtuar me një letër qytetarëve të Suharekës , dhe tifozëve Xhebrailave.

Presidenti premton shfaqje edhe më të bukura për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu Kabashi uron edhe FC Driten për titullin e Kampionit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar të mirë të Vendëlindjes sime Suharekës , të dashur tifoz të klubit tonë,
Ne ju zhgënjyem në fund për të sjellur titullin e parë në historine e klubit, ishim më të motivuar se gjithcka, u munduam me të gjitha forcat, dham gjithcka nga vetja,por ishte e shkruar kështu nga Zoti i madhërishem 🙏,

Për mua si udhëheqës i klubit tani më ska rëndësi a do e sigurojm Europen apo do të jemi fitues të Digitalb Kupës së Kosovës, do të fokusohemi në kampionatin e ardhshëm, TANI ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin,
Krenar dhe mirnjohës për punen e palodhëshme të super trainerit Munishi dhe stafit të tij, krenar dhe falenderues për gladiatorët tanë që dhan gjithcka nga vetja për një triumf të vërtetë 😊,

Në këtë postim dua ti uroj titullin e championit presidentit të Dritës z.Valon Murselit dhe FC Drita-s, urojmë të na bëni krenar shtetin tonë në garat Europiane 🙏

Miq dhe dashamir faleminderit nga zemra për të gjitha këto thirrje dhe lëvdata,

Mirupafshim në sezonin e ri 2020/2021 🙏

Me respekt
Arsim Kabashi