• 04/08/2021
Digiqole ad

Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e testimeve për COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga 420 mostra të marra, 181 kanë rezultuar pozitive. Ndërkaq, tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus

Sipas njoftimit të MSh-së, numri i vdekjeve ka shkuar në 158, nga 150 sa ishte të mërkurën.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

MSh ka bërë të ditur se janë shëruar 136 pacientë, derisa numri total i të shëruarve ka shkuar në 3 mijë e 505.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804”, njofton MSh.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë./Express/

Të ngjashme