Digiqole ad

Muharremaj dhe Haskukaj flasin për projektet e përbashkëta

 Muharremaj dhe Haskukaj flasin për projektet e përbashkëta

Kryetari i komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj sot është takuar me kryetarin e Prizrenit z.Mytaher Haskukaj.

Postimi i plotë i Muharremajt:
Sot u takuam me Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, ku biseduam për projektet e ardhshme në shumë drejtime, të cilat mund të ndodhin mes dy komunave tona.

Angazhimi dhe përpjekja jonë e përbashkët është edhe më tutje, në masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Unë e kam ofruar bashkëpunimin ndërinstitucional, që së bashku ta realizojmë më të mirën për qytetarët tanë.

Bali Muharremaj

Digiqole ad

Të ngjashme