• 24/07/2021
Digiqole ad

Ballkani synon Europën nga vendi i dytë

 Ballkani synon Europën nga vendi i dytë

Drita tashmë është kampioni më i ri i Superligës së Kosovës. Por kan mbetur edhe shumë gjëra të tjera të pa qarta deri në përfundim të kampionatit, pasi që për vendin e dytë po lufton Ballkani dhe Gjilani. Momentalisht këtë vend e mban Gjilani, por Ballkani do ta kerkojë deri në fishkëllimën e fundit të përfundimit të kampionatit.
Garë interesante pritët të jetë edhe për mbijetesë ku tashmë luftojnë 4 skuadra (Drenica, Trepca 89, Flamurtarii dhe Feronikeli ), Feronikeli ka një përparësi më të madhe se ekipet tjera pasi që ka 44 pikë. Me vetëm një barazim do ta siguron mbetjën në Superligë Feronikeli do të takohet me Ferizajin tashmë të përshëndetur me Superligën.

Ndeshja më interesante pritet të jetë në mes Ballkanit dhe Dritës.
Këtë të diele do të luhen ndeshjet e fundit e këtij kampionati, ku do të takohen Ballkani : Drita, Flamurtari : Gjilani, Drenica : Dukagjini, Vushtria : Llapi, Ferizaj : Feronikeli, Trepca ’89 : Prishtina

Gjilani i shkonë Flamurtarit të etur për pikë.
Flamurtarit i nevoiten pikë sikur asnjëherë më parë. Rivalët e Flamurtarit Trepça 89 dhe Drenica do të takohen me Dukagjinin respektivisht Prishtinën.
Ndeshje më të lehtë të paktën në letër do të ketë Drenica, e cila e pret Dukagjinin që tashmë është përshendetur me Superligën e Kosovës.
Ballkani nuk din për humbje në Suharekë këtë edicion dhe këtë ecuri pozitive tenton ta vazhdon edhe kundër tashmë kampionit të Kosovës, Dritës.
Gjilani nuk pritët të ketë punë të lehtë me Flamurtarin që kërkon me cdo kusht qëndrimin në Superlig dhe do të tentoj me të gjitha forcat që të nxjerr rezultat pozitiv në ‘’Xhemajl Ibish’’ .

Pra, nëse Ballkani fiton kundër Dritës dhe Gjilani barazon ose humb kundër Flamurtarit, vendi i dytë do ti takoj Ballkanit që ka qenë bukuria e këtij kampionati dhe rrjedhimisht do të garojë në garat Europiane. Për Ballkanin nuk është kjo e vetmja mundësi që ta kërkoj Europën, pasi që siq edhe e dimë që Ballkani është në finale të Superkupës së Kosovës që do të takohet me Prishtinën në Stadiumin “Fadil Vokrri“ me 29 Korrik.
Edhe pse në ndeshjën me Dritën, Ballkani nuk do ta kenë fatin e vetë në dorë të vetë, pasi që varet si do të jetë rezultati në ndeshjën në mes Flamurtarit dhe Gjilanit.
Kurse në ndeshjën me Prishtinën Ballakani do ta ketë fatin e vetë në dorë te vëtë.

Të ngjashme