Mërgimtarët drejt Kosovës, s’kanë fund kolonat në kufirin Hungari- Serbi

Janë shkaktuar kolona të gjata, në kufirin Hungari- Serbi, saktësisht në Horgosh, pikë kryesore kufitare të cilën e përdorin kosovarët për të ardhur në atdhe.

Në videon e siguruar nga Indeksonline, të bërë në ora 04:00 të mëngjesit, shihet se kolonat nuk kanë fund.

Shumica nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe Austri e përdorin këtë kufi.