Blerim Kuçi shpëton Telekomin

Ministri i Ekonomisë Blerim Kuçi ka thënë se ka zhbllokuar llogaritë e bllokuara të telekomit nga përmbaruesi për shkak të borgjit ndaj Z-Mobile.

Ja postimi i plotë i ministrit Kuçi:
“Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.

Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë.

U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje.”