Digiqole ad

Zvicra ka një njoftim për të gjithë kosovarët që kthehen atje pas vizitës në Kosovë

 Zvicra ka një njoftim për të gjithë kosovarët që kthehen atje pas vizitës në Kosovë

Edhe përkundër faktit se kanë rezultat negativ të testit, infeksioni nuk mund të përjashtohet: virusit i duhen të paktën pesë ditë që të përhapet në trup në mënyrë që të mund të zbulohet nga një shtupë. Kështu kanë thënë të mërkurën përfaqësues të BAG, për agjencinë e lajmeve, SDA.

Po kështu, detyrimin për mbajtje të karantinës dhjetë ditore nuk mund ta shkurtojnë as ata që kanë një test negativ, transmeton albinfo.ch. Detyrimi për karantinë dhjetë ditore është në fuqi që nga 6 korriku dhe ai vlen për njerëzit që vijnë nga njëri prej 42 vendeve me rrezik të rritur të infeksionit.

Siç është raportuar tashmë, refuzuesit e karantinës përballen me një gjobë të rëndë: Kushdo që i shmanget karantinës ose nuk raporton pranë autoriteteve kantonale brenda dy ditëve nga kthimi i tyre, mund të gjobitet deri në 10.000 franga.

Kantonet, sipas të dhënave të tyre, kryejnë kontrolle të rastësishme, në parimin e mostrës për të vërtetuar nëse po mbahet karantina.

Drenicanews

Digiqole ad

Të ngjashme