Kryetari Muharremaj uron Kurban Bajramin

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj ka uruar Kurban Bajramin. Uroj që në familjet tuaja, ta gjeni harmoninë, dashurinë, respektin, kujtimin më të mirë për të kaluarën dhe vullnetin e jetës për të ardhmen, ka shkruar në Facebook i pari i Suharekës. Ky është postimi i tij i plot në Facebook:

Me fat Festa e Kurban Bajramit !

Uroj që në familjet tuaja, ta gjeni harmoninë, dashurinë, respektin, kujtimin më të mirë për të kaluarën dhe vullnetin e jetës për të ardhmen.

Natyrisht se ndodhemi edhe para një situate të vështirë të pandemisë, dhe kërkoj nga ju që ta keni kujdesin e duhur që të respektoni masat e kërkuara nga institucionet shëndetësore.

Urime dhe gëzofshi gjithmonë !

Bali Muharremaj