Vdes nëna e kryeministrit, Edi Rama me mesazh prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, nëna e kryministrit shqiptëtar Edi Rama, Aneta Rama.

Zemra e nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook.


“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏“- Ka shkruar kryeministri Edi Rama në Facebook.