Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Ballkanit

Skuadra e Ballkanit nga sezoni i ardhshëm nuk do ta ketë në ekip trajnerin e portierëve, Fuat Furra. Ai e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra përmes një postimi në Facebook, transmeton Indeksonline. “Ju informoj se nuk jam më pjesë e FC Ballkanit”, kështu ka shkruar ai në postimin e tij. Arsyeja e largimit ende nuk dihet.