AKSIDENT TRAFIKU NË FUSHË-KOSOVË, DY VETURA NDESHEN ME NJË MOTOÇIKLETË

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë, njofton Insajderi.

Në këtë aksident, të përfshira ishin dy vetura dhe një motoçikletë.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar nga policia, dihet se si pasojë e kësaj ngjarje, ka pasur edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilat po merren me rastin.

Insajderi do të iu mbajë të informuar në lidhje me rastin… /Insajderi.com/