PAMJE/ Rrahje mes disa personave në lumin Ibër në Mitrovicë

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur pak më parë në lumin Ibër të Mitrovicës.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihen disa qytetarë të cilët rrihen mes vete e në fund njëri prej tyre drejtohet edhe tek një motoçikletë për ta goditur.

Nuk dihet se cila ishte arsyeja e kësaj përleshje fizike, por shumë të pranishëm nisën të largohen nga vendi i ngjarjes pas kësaj ndodhie. Madje aty kishte edhe fëmijë, e rrahja u bë para tyre./Indeksonline/