Digiqole ad

TESTET E REJA 90-MINUTËSHE QË DETEKTOJNË COVID-19 DHE GRIPIN SEZONAL DO TË DALIN NË TREG PREJ JAVËS SË ARDHSHME

 TESTET E REJA 90-MINUTËSHE QË DETEKTOJNË COVID-19 DHE GRIPIN SEZONAL DO TË DALIN NË TREG PREJ JAVËS SË ARDHSHME

Teste të reja 90 minutëshe që mund të detektojnë Covid-19 dhe gripin do të lansohen në shtëpitë e shëndetit dhe në laboratore prej javës së ardhshme.

Këto teste do të ndihmojnë për të dalluar virusin Covid dhe gripe të tjera sezonale, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Sekretari i shëndetësisë tha që kjo do të ishte jashtëzakonisht e dobishme gjatë dimrit, kur këto gripe dhe epidemia do të arrijnë kulmin.

Aktualisht, tre të katërtat e rezultateve të testit kryhen brenda 24 orësh dhe rezultati mund të zgjasë deri në dy ditë.

Pothuajse gjysmë milioni e testeve të reja të shpejta, të quajtura LamPORE, do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme në shtëpitë e shëndetit dhe në laboratorët, ndërsa miliona teste të tjera do të shprëndahen më vonë gjatë këtij viti.

Për më tepër, mijëra makina të testimit të ADN-së, të cilat janë përdorur nëpër spitale në Londër dhe bëjnë analizat e shtupave të hundës, do të shprëndahen nëpër spitalet e NHS nga shtatori.

Rreth 5,000 makina do të realizojnë 5.8 milion teste në muajt e ardhshëm, tha Departamenti i Shëndetësisë.

Aktualisht nuk ka të dhëna në dispozicion të publikut për saktësinë e testeve të reja, por Sir John Bell, Profesor i Mjekësisë në Regius në Universitetin e Oksfordit, i cili ka këshilluar qeverinë për testet, tha se ato u prodhuan me të njëjtin kujdes si testet e aktuale të laboratorit.

Insajderi.com

Digiqole ad

Të ngjashme