Edhe një vdekje nga COVID-19 në Kosovë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një person nga Gjilani i infektuar me COVID-19.

Kujtojmë se deri me tani në Komunën e Gjilanit betejen me COVID-19 e kanë humbur 18 përsona.

Ky është postimi i plotë i të parit të Gjilanit z.Lutfi Hazri në Facebook:

“#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe një gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38. Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”.

SuharekaExpress