Munishi: Baftiu nuk shkon në Rapid, por shkon dikun tjetër

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi ka deklaruar se ky është sezoni i fundit në Superligë për Blend Baftiun. Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Munishi e ka etiketuar Baftiun si lojtarin me karakterin më fisnik që ka pasur në karrieren e tij si trajner.

Ky është postimi i plotë i timonjerit te Ballkanit në Facebook:

Nuk shkon në Rapid .
Shkon dikun tjeter , une e di nuk flas por pak ka rendesi , kryesorja ka shumë oferta dhe i i ka njerzit shumë te sukseshem që e pëfaqësojnë,
Shkumbin Qorrmemeti dhe Haris Fakić.
Produkti i Arsim Kabashit Presidentit te madh.
Produkti i Fc Ballkanit & Xhebrailave .
Produkt i perkrahjes dhe kultures së Suharekes .
Produkt i pëkrahjes shumë të mirë nga familja e vet e sidomos Babes se tijë dhe Nanes ne menyren se si Nanat tona na kan perkrahë gjithmonë .
Blendi Baftiu e njihni si futbollist fantastik si djaloshi i Artë i Ballkanit , te cilin nuk do ta shihni të luajë ne Superlig më, por besoj se ka qen e mjaftueshme atë qa keni parë .
Por une do ta mbajë në mend si lojtarin me karakterin me fisnik që kam pas ne karierën time si trener .
Te du fort ti e dinë Blendi .
Rrugë të mbarë Loqkaman .

SuharekaExpress