Lëvizja Vetëvendosje nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Nga sot Grupi Parlamentar i VV-së, nis mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mocionit kundër Qeverisë Hoti”, ka thënë shefi i këtij grupi, Rexhep Selimi, njofton Klan Kosova.

“Ftojmë partitë politike që ta mbështesin këtë mocion. Kemi dërguar shkresat ndaj grupeve të caktuara që ta mbështesin këtë mocion”.

“Mocioni si draft mund të ketë ndryshime. Nga ky moment ne nisim mocionin e rrëzimit të kësaj qeverie”.

Selimi në konferencë ka thënë se pret që edhe PDK ta mbështesë këtë mocion.

“PDK është subjekt parlamentar. Kemi parë retorikën e tyre dhe qasjen kundër Qeverisë. Presim që t’i mbajnë fjalët”.