Edhe Enver Shabani rezulton pozitiv me COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shabani në llogarinë e tij në Facebook

Ky është postimi i tij në Facebook:

Të nderuar,

Qysh nga fillimi i pandemisë, edhe pse të vetëdijshëm për mundësinë e infektimit eventual me COVID-19, unë dhe stafi ynë nuk e kemi ndërprerë punën në teren në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarëve.

Dje vullnetarisht e bëra testin per COVID-19 dhe rezultova pozitiv.
Që nga momenti i testimit jam i izoluar e kështu jam i detyruar të qëndroj edhe dy javët e ardhshme.
Për momentin jam mirë dhe nuk kam ndonjë simptomë, por pavarsisht kësaj do i përmbahem rregullave të karantinimit.
Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia duke shprehur gatishmërinë për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ju falenderoj të gjithëve paraprakisht!