• 24/07/2021
Digiqole ad

Ballkani nuk ndalet në merkato, përforcohet me supermbrojtësin Bajram Jashanica

 Ballkani nuk ndalet në merkato, përforcohet me supermbrojtësin Bajram Jashanica

Skuadra e Ballkanit siq duket e ka marrë seriozisht trofeun e Superliges së Kosoves dhe dëshiron që me çdo kusht atë ta sjellë në Suharekë.
Suharekasit tani janë përforcuar me një super lojtar i cili edicionin që lëmë pas mbrojti ngjyrat e KF Skenderbeu (Korçë), pra bëhet fjalë për mbrojtësin Bajram Jashanica .

Këtë e ka bërë të ditur ekipi nga Suhareka në një postim në Facebook.
Ky është postimi i plotë FC Ballkanit:

Të dashur tifoz ,

Kemi knaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skenderbeu (Korçë), ku ka bërë karrieren më të gjat të tijë si super lojtar , po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017.

Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet.

Na priftë e mbara Suharekë 🙏

Të ngjashme