• 04/08/2021
Digiqole ad

Jeton Rrakaqi: Suharekës i mungon plani emergjent

 Jeton Rrakaqi: Suharekës i mungon plani emergjent

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut disa shtëpi dhe biznese në Suharekë kanë pësuar dëme.

Sipas shefit të grupit të asambleistëve të PDK-së në Suharekë, Jeton Rrakaqi, edhe pse qe 20 vite është investuar me miliona, prapë po paraqitet probem i njëjtë dhe kjo është si pasojë e investimeve shkel e shko.

“Edhe mbrëmë si shumë hera tjera disa shtëpi dhe biznese u vershuan nga shiu qe ra ne Komunën e Suharekës.

Që 20 vite pas lufte problemi i njejte edhe pse komuna ka investuar Miliona euro prap situata e njejtë.

Deri kur do te investohet shkel e shko ndersa problemi nuk po zgjidhet ende.

Kjo len me kuptu qe Suharekës i mungon plani Emergjent ne rast te fatkeqësive sidomos ne si Komunë që rrezikohemi nga rreshjet e shiut.

Krejt këto investime kinse janë bërë me shume po shihen si para te shpenzuara sesa zgjidhje për qytetarët,ndersa dëmet gjithmon te pariparueshme dhe me kosto te lartë për Qytetarin” thuhet në reagimin e Rrakaqit./SuharekaOnline

Të ngjashme